Manastirliu e pranon: Ka patur vonesa me tamponët, bilancin e bëjmë në fund të luftës

Publikuar tek: politike, më 13:36 26-11-2020 Manastirliu e pranon: Ka patur vonesa me tamponët, bilancin e bëjmë në fund të luftës Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pranuar se situata e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit ka shkaktuar problematika në sistemin shëndetësor.

Ndër to, vonesa e tamponëve, tha Manastirliu, teksa sulmoi opozitën që sipas saj vetëm kërkon llogari “pasi kanë bërë pushimet dhe tani flasin nga kolltuku i shtëpisë”.

Manastirliu tha se bilanci për këtë situatë do të bëhet, por vetëm kur kjo luftë të përfundojë.

Pjesë nga fjala e Manastirliut në Parlament:

Asnjë bilanc dhe asnjë gjykim nuk mund të bëhet në mes të luftës. Tani duhet të luftojmë, tani është hero ai që thotë të vërtetën, që thotë atë që thonë autoritetet shëndetësore, dhe jo atë që thonë politikanët pasi po afron fushata zgjedhore. Nuk ka vend as për luftë politike dhe as për të përdorur politikisht pandeminë. Ata që janë jashtë këtij parlamenti nuk u kujdesën për njerëzit, as kur tërmeti i tmerrshëm na ra, shkuan në plazh, në pushime, u kthyen dhe nga kolltuku i shtëpisë kërkuan llogari.

Ka shumë probleme, ka shumë probleme por nëse do të ishim 7 vite më parë, aty do të ishte katastrofa. A ka patur problematika, patjetër që po, a ka patur vonesa me tamponët, po ka patur. Por kjo është një sfidë, dhe kush mendon që është e lehtë, e shikon nga jashtë si spektator. Le t’ja lëmë kohës dhe të punojmë të gjithë së bashku për të fituar betejnë me shëndetin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një 31-vjeçar kapet 'mat' në Yzberisht, arrestohet duke i shitur drogë 27-vjeçarit  
Kuvendi rrëzon Metën për Gjendjen Civile, miraton projektligjin për Censusin e popullsisë dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt »
Article Logic
Execution time: 0.011162996292114
array(1) { ["section"]=> string(90) "manastirliu-e-pranon-ka-patur-vonesa-me-tamponet-bilancin-e-bejme-ne-fund-te-luftes-229198" }