Manastirliu: Maskat me detyrim në çdo institucion me risk, penalitet ligjor kush nuk e vendos

Publikuar tek: politike, më 07:18 15-07-2020 Manastirliu: Maskat me detyrim në çdo institucion me risk, penalitet ligjor kush nuk e vendos Ministrja Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, thotë se maskat do të vendosen me detyrim në të gjithë institucionet dhe në aktivitetet me risk të lartë.

Sipas ministres, për personat që nuk vendosin maska do të ketë penalitet ligjor.

“Në çdo institucion, në aktivitetet e rriskuara, do të duhet të vendosin maskën si detyrim. Siç vishemi në mënyrë të përditshme, duhet të vendosim maskën. Kemi ndërhyrë menjëherë për maskat. I kemi kërkuar që të vendoset në vendet me risk. Tashmë do të jetë penalitet ligjor, nëse nuk vendoset maska. Shëndeti për ne nuk ka çmim. Do duhet të bëjmë hapat e nevojshëm. Duhet të presim, pasi virusi është dinak e tinzar. Ai e ndryshon sjelljen e tij kur ti ja lejon që ai të përhapet. Italia, Franca, Spanja, mësuan. Bilancet nuk bëhen në mes të luftës. Do të duhet të orientohemi mes strategjive”, tha Manastirliu në emisionin Real Story.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009652853012085
array(1) { ["section"]=> string(98) "manastirliu-maskat-me-detyrim-ne-cdo-institucion-me-risk-penalitet-ligjor-kush-nuk-e-vendos-213861" }