Manastirliu mesazh qytetarëve për dhurim gjaku: Ka ende nevojë, mos e ndërpresim zinxhirin e solidaritetit

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 14-08-2020 Manastirliu mesazh qytetarëve për dhurim gjaku: Ka ende nevojë, mos e ndërpresim zinxhirin e solidaritetit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje për solidarizimin e qytetarëve për të dhuruar gjak për talesemikët.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu shkruan se nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 17000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë.

Ndër të tjera ajo është shprehur se ka ende persona që kanë nevojë për gjak.

“Kjo është një kohë e pazakontë, e shenjuar veç vështirësive, edhe nga solidariteti për ata që kanë më shumë nevojë! Një akt i tillë human është dhurimi i gjakut. Megjithë situatën e epidemisë në vend, nga fillimi i vitit deri sot janë kryer rreth 17000 dhurime gjaku për personat me talasemi dhe qytetarët në nevojë. Por ka ende nevojë për dhurime vullnetare, për të mos e ndërprerë zinxhirin e solidaritetit në këto ditë të vështira! Bëhu Hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak, shpëto jetë,” shkruan Manstriliu në postimin e saj.

117905371_1021082158347834_5722544866337284757_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067341327667236
array(1) { ["section"]=> string(111) "manastirliu-mesazh-qytetareve-per-dhurim-gjaku-ka-ende-nevoje-mos-e-nderpresim-zinxhirin-e-solidaritetit-217146" }