Manastirliu, mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të kirurges së parë shqiptare

Publikuar tek: politike, më 23:33 27-02-2018 Manastirliu, mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të kirurges së parë shqiptare

Ditën e sotme është ndarë nga jeta kirurgia e parë grua në Shqipëri, ish deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Dr. Rushen Golemi.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila me anë të një postimi të ndjerë në Facebook ka shprehur vlerësimet më të larta për të ndjerën doktoreshë Golemin.

Manastirliu duke vlerësuar figurën e Golemit shkruan se ajo ja doli në gjithçka. “Jo të gjithë mund të bejnë gjithçka, por dr. Rushen Golemi, kirurgja e parë grua në Shqipëri, ia doli të bënte mirë çdo gjë në jetë, si nënë, bashkëshorte, grua, mjeke dhe humaniste.”, shkruan Manastirliu.

Ministrja e mbyll mesazhin e saj duke e cilësuar Golemin si një model frymëzimi për gratë dhe vajzat.

“Model frymëzues për të gjitha vajzat dhe gratë!

U prehsh në paqe, mbyll mesazhin e saj ministrja teksa poston një foto me doktoreshën që la pas emrin e madh dhe modelin e përkushtimit ndaj profesionit human të mjekut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01242995262146
array(1) { ["section"]=> string(86) "manastirliu-mesazh-te-ndjere-per-ndarjen-nga-jeta-te-kirurges-se-pare-shqiptare-111696" }