Manastirliu në Elbasan: 1.2 milion euro pajisje për spitalet

Publikuar tek: aktualitet, më 15:04 16-02-2018 Manastirliu në Elbasan: 1.2 milion euro pajisje për spitalet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga deputetet e qarkut të Elbasanit, vizituan sot spitalin rajonal, ku panë nga afër procesin e sterilizimit, i cili sapo ka nisur edhe në spitalin e Elbasanit. 

“Jam shumë e kënaqur të shoh që ky proces i standarteve europiane ka nisur edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, ku instrumente të pandryshuar në 30 vjet, jashtë çdo lloj standardi sterilizimi ishin dhe një ndër shkaqet e infeksioneve të rënda post-operatore tek pacientët, sot janë zëvendësuar me instrumentet e rinj, duke ulur ndjeshëm infeksionet spitalore dhe duke rritur cilësinë e shërbimit”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Mjeku kirurg Luan Rrapi u shpreh se 400 intervente u kryen në muajin e parë me procesin e sterilizimit, duke ulur afër zeros infeksionet spitalore. Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu se investimet në spitalin e Elbasanit do të vijojnë këtë vit.

“Ish-Kiurugjia e spitalit te Elbasanit me investimin e ketij viti me vlere 165 milion lekë do të shndërrohet në një urgjencë multifunksionale si dhe do të përfshijë shërbimin e kardiologjisë dhe neurologjisë.   Investimeve në këtë spital i shtohet një gamë e gjerë dhe shumë e rëndësishme aparaturash biomjekësore moderne në 6-mujorin e parë të këtij viti, duke filluar nga rezonanca magnetike, grafia e lëvizshme, eko, inkubanotë etj, me vlerë rreth 1.2 milion euro”- u shpreh Ministrja Manastirliu.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekanët kërkuan shkarkimin, Rektori Mynyr Koni letër Nikollës: Mos i dëgjoni, asgjë nuk është e vërtetë (E PLOTË)
TRAGJIKE/ Ndërron jetë një tjetër FOSHNJE në QSUT (SHKAK FRUTHI) »
Article Logic
Execution time: 0.012865781784058
array(1) { ["section"]=> string(66) "manastirliu-ne-elbasan-1-2-milion-euro-pajisje-per-spitalet-110466" }