Manastirliu në Shëngjin: Janë kryer 1990 vizita dhe trajtime mjekësore për banorët e mbetur pa strehë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:30 02-12-2019 Manastirliu në Shëngjin: Janë kryer 1990 vizita dhe trajtime mjekësore  për banorët e mbetur pa strehë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Shëngjini se, do të ofrohet kujdes shëndetësor 24 orë për banorët e lënduar nga tërmeti, që po marrin trajtim në spitale në pikat e emergjencës.

 

‘Jemi përqëndruar në ofrimin e ndihmës mjekësore pranë hoteleve dhe pikave të emergjencës ku janë vendosur banorët dhe po garantojmë shërbim 24/7 dhe kemi siguruar barnat për të sëmurët kronikë’, tha Manastirliu.

Janë kryer 1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. Gjithashtu janë kryer 3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga termeti. Janë pajisur me medikamentet e nevojshme 376 të sëmurë kronikë.

Krahas ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjitha pikat e emergjencës të ngritura për banorët e prekur nga tërmeti nuk ka munguar ofrimi i kujdesit psiko-social për fëmijët dhe të gjithë banorët që kanë pasur nevojë. Janë më shumë se 1500 fëmijë në këto ambiente që po marrin kujdesin e duhur psiko social nga 300 psikologë dhe punonjës social në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, Agjensinë e Fëmijëve, Urdhërin e Psikologut, organizatat si UNICEF, Save the Children, World Vision

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.044793844223022
array(1) { ["section"]=> string(107) "manastirliu-ne-shengjin-jane-kryer-1990-vizita-dhe-trajtime-mjekesore-per-banoret-e-mbetur-pa-strehe-188137" }