Manastirliu: Nëse do kemi mbingarkesë në spitale, do detyrohemi të zgjedhim kush do trajtohet i pari

Publikuar tek: politike, më 14:21 29-10-2020 Manastirliu: Nëse do kemi mbingarkesë në spitale, do detyrohemi të zgjedhim kush do trajtohet i pari

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se në rast mbingarkese në spitale për shkak të pandemisë së koronavrusit, mjekët do të duhet të zgjedhin kë të trajtojnë të parin.

Gjatë fjalës së saj në parlament, Manastirliu tha se së shpejti do të happen strukturat e reja spitalore “Covid 3” dhe “Covid 4”.

“Do të shtojmë kapacitetet spitalore, duke vendosur katër struktura në dispozicion për Tiranën. Kjo luftë nuk mund të bëhet e vetme dhe patjetër që kërkon bashkëpunimin e shiptarëve. Çdo shqiptar duhet të bashkëpunojë duke respektuar masat, maskën dhe higjenën personale”, tha Manastirliu.

“Nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve, atëherë do të përballemi me vështirësi, do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur, pikërisht kur ka patur flukse të rasteve në spitale, ku janë detyruar të përzgjedhin kë do të fusin në frymëmarrje të drejtuar”, vijoi Manastirliu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hapen themelet për shkollën e re ‘Sami Frashëri’, Veliaj inspekton kantierin së bashku me nxënësit dhe përfaqësuesit e bordit të prindërve
Kuvendi rrëzoi Presidentin dhe miratoi Kodin Zgjedhor, reagon Meta, i rikthehet ‘qetësisë dhe dashurisë’ »
Article Logic
Execution time: 0.013144016265869
array(1) { ["section"]=> string(105) "manastirliu-nese-do-kemi-mbingarkese-ne-spitale-do-detyrohemi-te-zgjedhim-kush-do-trajtohet-i-pari-225647" }