Manastirliu publikon foto të pacientit me tuba në hundë dhe bën apelin e fortë : Kjo nuk është lojë...

Publikuar tek: aktualitet, më 13:59 13-07-2020 Manastirliu publikon foto të pacientit me tuba në hundë dhe bën apelin e fortë : Kjo nuk është lojë...

Ditët e fundit vendi ynë po përballet me një shifër të lartë të të infektuarve me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet jë pacient me tuba në hundë, që po kurohet nga Covid-19.

Në foto shihet kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit.

Manastirliu teksa ka publikuar këtë foto u ka bërë apel qytetarëve duke thënë se kjo nuk është një lojë dhe se të gjithë duhet të respektojnë masat.

Kujtojmë se 2 të vdekur dhe 117 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke shënuar shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë brenda një dite.

Postimi i plotë i Manastirliut:

Spitali infektiv

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

Respekto distancën

Vendose maskën

Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

Screenshot_3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010089874267578
array(1) { ["section"]=> string(104) "manastirliu-publikon-foto-te-pacientit-me-tuba-ne-hunde-dhe-ben-apelin-e-forte-kjo-nuk-eshte-loje-213707" }