Zv/drejtoresha së QSUT tregon pamjet e Covid 3: Kemi kapacitete për të gjitha llojet e sëmundjeve, alarmet të pavërteta

Publikuar tek: politike, më 13:11 22-11-2020 Zv/drejtoresha së QSUT tregon pamjet e Covid 3: Kemi kapacitete për të gjitha llojet e sëmundjeve, alarmet të pavërteta

Ministria e Shëndetsëisë se spitali Covid 3 është bërë gati për t'u hapur. Zëvendës drejtorja e QSUT, prof.Ariana Strakosha, ka treguar planin dhe mjetet për vazhdimin e trajtimit të pacientëve.

Një një video të publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu, mjekja thotë se ka kapacitete të shtretërve të lirë për të pritur qytetarët.

Sipas Strakoshës, alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore nuk është i vërtetë.

"Jemi në spitalin Covid 3, apo në pavionin e tretë më mirë, sepse ky spital është i konceptuar në tre pavione të mëdha. Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t'u shërbyer qytetarëve, nga të gjitha llojet e sëmundjeve dhe me investimet përkatëse. Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë, sikurse shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve. Sikurse edhe e dimë në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur edhe të sëmurët dhe Covid-4, spitali tjetër, natyrisht pasi të mbushen të gjithë kapacitetet e Covid 1, 2 dhe 3-shit. Për të eleminuar këtë dyndje të qytetarëve drejt spitaleve, iu bej edhe njëherë thirrje qyterarëve që të jenë të kujdeshshëm. Të zbatojnë me rigorozitet rregullat, të mbajmë distancën sepse nuk është një sëmundje e lehtë. Festat dhe baret duhet të evitohen", deklaroi Strakosha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama e nis ditën me pamje nga spitali i ri i Pediatrisë në Durrës: Shihet qartë mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë
Arkivi shqiptar thyen kufijtë shtetërorë, hap sallë studimi në Shkup »
Article Logic
Execution time: 0.01148509979248
array(1) { ["section"]=> string(148) "manastirliu-publikon-videon-e-zv-drejtoreshes-se-qsut-ariana-strakosha-kemi-kapacitete-per-te-gjitha-llojet-e-semundjeve-alarmet-te-paverteta-228686" }