Manastirliu tregon numrin e vaksinave Covid që do të blihen nga qeveria: Është falas, ja kush do vaksinohen të parët

Publikuar tek: aktualitet, më 20:26 23-09-2020 Manastirliu tregon numrin e vaksinave Covid që do të blihen nga qeveria: Është falas, ja kush do vaksinohen të parët Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha sot në mbrëmje se qeveria shqiptare në fazën e parë të sigurimit të vaksinës pas certifikimit, do të mundësojë vaksinim për 20% të popullatës, pra për 567 mijë qytetarë.

Ajo tha në një intervistë për gazetarin Sokol Balla se vaksina do të jetë falas, dhe pas fazës së parë do bëhet e mundur që të sigurohet vaksina për të gjithë popullatën.

Manastirliu tregoi gjithashtu se Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, do të jetë ai që do të përcaktojë se kush do të jenë 567 mijë qytetarët e parë që do të vaksinohen.

"Fillimisht do merret për 20% të popullsisë. Komiteti i ekspertëve të vaksinimit do të përcaktojë grupet e riskut, që janë mosha e tretë, personat me sëmundje kronike, mjekët që janë gjithashtu të riskuar, fëmijët apo gratë shtatzëna...", tha ministrja.

Pyetje: Ka një plan qeveria deri kur mund të shkojë vaksinimi i gjithë popullsisë?

Manastirliu: Popullata do versionin dhe opsionin më të shpejtë dhe më të sigurt. Mundësia e COVAX-it është më e shpejta dhe më e sigurta. Por ne kemi lidhje direkte me vende që do e sigurojnë vaksinën, siç është Polonia dhe Greqia, mund të bëhen ndërmjetëse pasi janë vendet e BE që do e marrin më parë vaksinën. Ne do të mbulojmë të gjithë popullatën me vaksinim, jemi të përgatitur, por faza e parë e përgatitjes, për t'u siguruar të shpërndahet në mënyrën e duhuar, është fiks 20% e pollatës, pra 567 mijë qytetarë. Do të jetë falas për të gjithë popullatën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari investigativ zbulon: Ja nofkat e ‘kokave’ të krimit, shqiptarët kanë filluar të operojnë edhe në Republikën Domenikane
‘Pagat rriten me 40%’, ministrja Denaj jep shifrën: Ja sa do të shkojë rroga e një mjeku »
Article Logic
Execution time: 0.010967969894409
array(1) { ["section"]=> string(121) "manastirliu-tregon-numrin-e-vaksinave-covid-qe-do-te-blihen-nga-qeveria-eshte-falas-ja-kush-do-vaksinohen-te-paret-221420" }