Mandatet e dy deputetëve, flet avokati i Rakipit, Sollaku: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e KQZ

Publikuar tek: politike, më 21:49 04-01-2018 Mandatet e dy deputetëve, flet avokati i Rakipit, Sollaku: Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e KQZ

Avokati i deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi, Theodhori Sollaku, shprehet se ditën e nesërme në mbledhjen e KQZ-së për fatin e mandatit të klientit të tij si dhe deputetit tjetër Gledion Rehovica i LSI-së, nuk ka vend për heqjen e mandatet, për shkak të mungesës së provave nga prokuroria.

Sollaku deklaroi në Ora News se kërkesa nga Prokuroria për heqjen e mandateve ka ngjyrim politik dhe trysni nga faktori ndërkombëtar.

“Pritshmëria ligjore e jona është që nuk ka vend për të ndërprerë mandatet. Por duhet të shohim sesi do të vendosi KQZ-ja nesër. Po vetë fakti që ata e kthyen materialin, dhe nëse ata nuk sjellin asnjë provë, atëherë si mundet të merret vendimi.

Ligji të zbatohet, por në rastin konkret që bëhet fjalë për deputet, njerëz të zgjedhur nga populli, nëse ligji nuk zbatohet, çfarë mund të themi.

Kjo është më tepër se ngjyrim politik. Ka një trysni nga faktori ndërkombëtar. Nuk ka asnjë mundësi t’i hiqet mandati Aqif Rakipit, vetëm nëse veprojnë në mënyrë partizançe’, u shpreh Sollaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010901927947998
array(1) { ["section"]=> string(113) "mandatet-e-dy-deputeteve-flet-avokati-i-rakipit-sollaku-ja-cfare-pritet-te-ndodhe-neser-ne-mbledhjen-e-kqz-105449" }