Mandatet e dy deputetëve, KQZ miraton propozimin e anëtarit të LSI

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 03-01-2018 Mandatet e dy deputetëve, KQZ miraton propozimin e anëtarit të LSI

KQZ miraton me 4 vota pro dhe 2 kundër propozimin e anëtarit të LSI Gëzim Veleshnja.

Veleshnja kërkoi informacion shtesë nga Prokuroria pë deputetin e LSI Gledion Rehovica. Propozimi i tij u votua nga PS dhe LSI. U ra dakord që Prokuroria të dërgojë materialin shtesë për Gledion Rehovicën më datë 5, si afat të fundit ligjor. Vetë deputeti tha se nuk e kujtonte me saktësi çfarë kishte ndodhur në Itali. "Më ndaluan në stacionin policor, po bëhen 20 vite. Nuk kam menduar të fsheh asgjë. Di që nuk ka pasur urdhër ndalimi, arrestim, gjykim në Itali, ndaj meje”, u shpreh Rehovica.

Pas këtij vendimi, KQZ kaloi në pikën dy të rendit të ditës, kërkesën për deputetin e PDIU Aqif Rakipi. Edhe për Rakipin, u kërkua material shtesë dhe ra dakort që Prokuroria ta dorëzojë pranë KQZ-së më datë 5 janar 2018. 

Ajo që ra në sy nga mbledhja ishte mungesa e vetë deputetit Aqif Rakipi, i cili është përfaqësuar nga dy avokatë, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe E.Dono, ndërsa në mbledhje ishte prezent Gledion Rahovica bashkë me avokatin e tij, Ardian Visha. 

Në ditët e fundit të 2017-ës Prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandateve për dy deputetët pasi rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Më datë 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna pasi iu morën shenjat e gishtave dy deputetëve në fjalë. Asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimet në shtetin fqinj, apo ndërrimet e emrave.

aqif-rakiki-radovica.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075881481170654
array(1) { ["section"]=> string(72) "mandatet-e-dy-deputeteve-kqz-miraton-propozimin-e-anetarit-te-lsi-105274" }