Mandatet e dy deputetëve, nis mbledhja e KQZ, mungon Aqif Rakipi dhe përfaqësohet nga ish-kryeprokurori

Publikuar tek: politike, më 13:22 03-01-2018 Mandatet e dy deputetëve, nis mbledhja e KQZ, mungon Aqif Rakipi dhe përfaqësohet nga ish-kryeprokurori

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur në orën 12.00 mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve të dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU dhe Gledion Rahovicës nga LSI, me akuzën se janë proceduar penalisht për vjedhje në Itali para se të mandatohen deputetë.

Aktualisht, KQZ po shqyrtin kërkesën e prokurorisë dhe po dëgjon pretendimet e palëve.

Ajo që bie në sy është mungesa e deputetit Aqif Rakipi, i cili është përfaqësuar nga dy avokatë, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe E.Dono, ndërsa në mbledhje është prezent Gledion Rahovica bashkë me avokatin e tij, Ardian Visha. 

 Në ditët e fundit të 2017-ës Prokuroria ka kërkuar ndërprerjen e mandateve për dy deputetët pasi rezultojnë se janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

Më datë 22 dhjetor Interpol Roma solli të dhëna pasi iu morën shenjat e gishtave dy deputetëve në fjalë.

Asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit ndalimet në shtetin fqinj, apo ndërrimet e emrave. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010133028030396
array(1) { ["section"]=> string(108) "mandatet-e-dy-deputeteve-nis-mbledhja-e-kqz-mungon-aqif-rakipi-dhe-perfaqesohet-nga-ish-kryeprokurori-105269" }