Manifestimi racist në varrimin e Kacifas, Bushati: Pse nuk ndërhyri policia

Publikuar tek: aktualitet, më 21:13 12-11-2018 Manifestimi racist në varrimin e Kacifas, Bushati: Pse nuk ndërhyri policia

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushari shprehet se ndërhyrja e organeve ligjzbatuese në manifestimin me sfond racist në varrimin e Kostandin Kacifas mund të kishte shkaktuar konfrontim e si rrjedhojë më shumë konfuzion në lidhje me shkakun e vrasjes.

Deklarata e Bushatit në emsionin “Real Story” në Vizion Plus:

Prioritar për Policinë e Shtetit por edhe për qeverinë shqiptare ka qene evitimi i një situate konfrontuese që do të shtonte më shumë konfuzion te shkaku, që në fakt është humbja e jetës të një qytetari që kishte shtetësi të dyfishtë. Zhgënjyese është heshtja e zyrtarëve në Athinë për një njeri që me armë po shtinte mbi forcat e policisë. Më pas u vra, si u vra, është një proces që po zhvillohet nga ana tonë.

Pala greke ka të gjithë mundësinë të ushtrojë, kërkojë rrugë të tjera për të bërë një verifikim të analizave shkencore apo rezultateve të prokurorisë shqiptare. Ka pasur një bashkëpunim të mirë mes policisë shqiptare por edhe asaj greke sepse në të dyja anët e kufirit kishte informacione, për personin në fjalë nuk do doja sot të prononcohesha edhe për të respektuar kodin e vdekjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024559020996094
array(1) { ["section"]=> string(80) "manifestimi-racist-ne-varrimin-e-kacifas-bushati-pse-nuk-nderhyri-policia-141249" }