Manifestimi tradicional kulturor, Rozhaja vlerëson me çmimin ‘Ora e Maleve’ diplomatin Shaban Murati

Publikuar tek: aktualitet, më 20:51 08-12-2019 Manifestimi tradicional kulturor, Rozhaja vlerëson me çmimin ‘Ora e Maleve’ diplomatin Shaban Murati Diplomati i njohur, Shaban Murati

Gjatë Manifestit të njohur Tradicional Kulturor mbarëkombëtar ‘Ora e Maleve’ në Rozhajë të Malit të Zi, diplomati i njohur Shaban Murati u vlerësua me çmimin ‘Ora e Maleve’ me motivacionin për kontribute të çmuara në diplomaci, histori, kulturë dhe studime.

 

Diplomati Murati promovoi në Rozhajë gjatë manifestimit Tradicional Kulturor mbarëkombëtar edhe librin ‘Bosnja: Një pikpamje nga Tirana’.

Me anë të një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Shaban Murati i cili njihet si një diplomat karriere, ka bërë me dije për të gjithë ndjekësit dhe lexuesit e tij se ishte vlerësuar me çmimin ‘Ora e Maleve’ në Rozhajë nga drejtori i Manifestimit Tradicional Kulturor, z.Ali Daci, me motivacionin ‘Për kontribute të çmuara në diplomaci, histori, kulturë dhe studime, duke sjellë refleksione të çmuara në fushën e politikës dhe diplomacisë, në Ballkan dhe më gjërë’.

Postimi i plotë:

Rozhaja nderon diplomatin Shaban Murati me "Çmimin e Lartë "Ora e maleve""

Në Manifestimin e njohur Tradicional Kulturor mbarëkombëtar "Ora e maleve" në Rozhajë, Mali i Zi, u zhvillua promovimi i librit "Bosnja: Një pikpamje nga Tirana" të autorit Shaban Murati, ku merrnin pjesë shkrimtarë, poetë, studjues, artistë, gazetarë, etj.nga të gjitha trevat shqiptare.

Fjalën e hapjes në këtë promovim e mbajti drejtori i këtij manifestimi z.Ali Daci, i cili theksoi vlerat e librit në shkallë kombëtare dhe rajonale. Kryetari i Shoqatës "Kosova për Sanxhakun" z.Ismet Azizi foli për rëndësinë e kontributit të librit dhe të autorit në ndriçimin e të vërtetave dhe të drejtave të dy popujve për liri dhe për mesazhin e rëndësishëm të librit për miqësinë midis dy popujve.

Analizë të gjërë për librin paraqiti shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur z.Çerçiz Loloçi.

Në fund, drejtori i Manifestimit Tradicional Kulturor, z.Ali Daci, i dorëzoi autorit Shaban Murati "Çmimin e Lartë "Ora e maleve"", me këtë motivacion:

"Për kontribute të çmuara në diplomaci, histori, kulturë dhe studime, duke sjellë refleksione të çmuara në fushën e politikës dhe diplomacisë, në Ballkan dhe më gjërë".

oraaa.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076920986175537
array(1) { ["section"]=> string(104) "manifestimi-tradicional-kulturor-rozhaja-vlereson-me-cmimin-ora-e-maleve-diplomatin-shaban-murati-188796" }