Manipulim apo blerje vote, Salianji hedh dritë mbi votat e "tradhëtarëve" të PD për Ruçin

Publikuar tek: politike, më 17:28 10-09-2017 Manipulim apo blerje vote, Salianji hedh dritë mbi votat e

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka hedhur dritë mbi atë çka mund të ketë ndodhur brenda radhëve të deputetëve të PD-së në Kuvend, nga ku dolën dy vota “Pro” Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Salianji ka thënë në studion e “News24” se kjo çështje është marrë shumë seriozisht dhe do shqyrtohet me vëmendje.

Sipas tij janë dy pistat e mundshme; manipulim apo blerje vote:

“Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u diskutua ajo që ndodhi dje. Partia Socialiste kërkon bashkëpunim dhe blen deputetë.

Kemi një deklaratë zyrtare ku PD dënon ashpër atë çka ndodhi dje në Kuvend. Erdi si rezultat i manipulimit. Por mesazhi është i qartë, kush shet votën nuk ka vend në PD.

Manipulim apo blerje vote? Do ta shqyrtojmë. Ai ishte votim i fshehtë. Manipulimi dhe blerja e deputetëve. Unë kam mbajtur një qëndrim duke qëndruar te manipulimi.

Manipulim është deformimi i vullnetit të deputetit, qoftë me dhunë apo me shantazh. E kemi qartësuar në deklaratë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022216081619263
array(1) { ["section"]=> string(92) "manipulim-apo-blerje-vote-salianji-hedh-drite-mbi-votat-e-tradhetareve-te-pd-per-rucin-91844" }