Manipulimi i sondazhit për ministrat, Rama 'i kthehet' Fevziut: I pavërtetë, duhet të sqaroni njerëzit

Publikuar tek: politike, më 21:25 13-02-2020 Manipulimi i sondazhit për ministrat, Rama 'i kthehet' Fevziut: I pavërtetë, duhet të sqaroni njerëzit FotoMontazh: Edi Rama - Blendi Fevziu

Kryeministri Rama e ka quajtur të pavërtetë sondazhin e publikuar pak ditë më parë në emisioni, sipas të cilit ministrat kishin manipuluar votat për të rritur pëlqimin ndaj tyre.

Që në nisje të emisionit, Rama nuk “u kursye” aspak ndaj moderatorit Blendi Fevziu duke i thënë se duhet të saqronte njerëzit se sondazhi nuk ishte i vërtetë dhe se nga ana e ministrave nuk ka pasur ndërhyrje fare për të manipuluar votat.

“Keni harxhuar kohën e spektatorëve për një pseudo-sondazh. I keni thënë njerëzve që ministrat e qeverisë kanë rritur pelqimet e tyre përmes votimeve fallco. E para duhet tju thoni njerëzve që ato nuk janë sondazhe por anketime për ata që ndjekin një emision të caktuar.

Është e pavërtetë që në atë sondazh ka pasur ndërhyrje nga ministrat dhe stafet e tyre. E kemi vërtetuar. Në një vend tjetër nëse do ndodhte dicka e tillë do ndohte një hetim. Se atë do ta bënin forca që duan të diskreditojnë qeverinë. Por unë nuk dua të mendoj se ato forca janë këtu”, tha ndër të tjera Rama.

Ndërkohë, moderatori Fevziu iu kundërpërgjigj duke i thënë se disa prej IP (adresave fallco) e kanë “burimin” te Selia e PS. “Disa prej adresave IP e kanë të Selia e Partisë Socialiste”, tha Blendi Fevziu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008091926574707
array(1) { ["section"]=> string(104) "manipulimi-i-sondazhit-per-ministrat-rama-i-kthehet-fevziut-i-pavertete-duhet-te-sqaroni-njerezit-195121" }