“MANITA” e Vllaznisë dhe “POKER” i Partizanit, Superliga “shpërthen” në gola. Tirana dhe Teuta ndahen në paqe, Kukësi është KATASTROFË

Publikuar tek: sport, më 19:19 27-12-2020 “MANITA” e Vllaznisë dhe “POKER” i Partizanit, Superliga “shpërthen” në gola. Tirana dhe Teuta ndahen në paqe, Kukësi është KATASTROFË

Ka përfunduar java e 11-të e Kategorisë Superiore në vendin tonë, me ndeshjet që kanë prodhuar një numër të madh golash, pasi në 5 sfida portierët u detyruan ta nxjerrin topin nga porta 18 herë.

Supersfida e ditës së sotme ishte ajo mes Partizanit dhe Kukësit e luajtur në Elbasan Arena, e cila përfundoi me rezultatin surprizues 4-1 në favor të kryeqytetasve. Asani, Bitri, Bardhi dhe Mala ishin autorët e golave për të kuqtë, ndërsa golin e nderit për kuksianët e shënoi Ibraimi me penallti në minutat shtesë. Një fitore që e ngjit Partizanin në vendin e dytë me 19 pikë, 6 pas Vllaznisë kryeseuese, ndërsa Kukësi zhytet në një krizë rezultatesh, pasi janë 3 ndeshje radhazi që kuksianët nuk po mund të fitojnë, duke iu larguar objektivit të vendosur në fillimin e sezonit, fitimit të kampionatit.

Një tjetër sfidë interesante ishte edhe ajo mes Teutës dhe Tiranës, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Ishte Grent Halili ai që hapi ndeshjen me golin e tij në minutën e 2-të, ndërkohë që vendasit barazuan në minutën e 70-të me Dejvid Kapllani. Vend ii 3-të në renditje për durrsakët me 17 pikë dhe me rekord barazimesh, pasi kanë 8 në 11 ndeshje, ndërkohë që kampionët në fuqi të Tiranës zbresin në vendin e 6-të me 15 pikë pas 3 barazimeve radhazi.

Vllaznia qëndron me meritë në krye të klasifikimit dhe këtë e tregoi edhe në ndeshje e sotme, ku shkatërroi me rezultatin 5-1 Skënderbeun në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”. Imeri pas vetëm 37 sekondash lojë dhe 4 gola nga Ardit Hoxhaj vulosën fitoren e shkodranëve, ndërkohë që për Skënderbeun golin e nderit e shënoi Mensah. Me 25 pikë shkodranët gjenden në krye, ndërsa Skënderbeu rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria, pasi gjendet në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë.

Kastrioti konfirmohet surpriza e këtij sezoni, pasi këtë javë mposhti edhe Laçin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur në Kamzë. Ndeshjen e vendosi një goli Prodanit në minutën e 24, ndërsa miqtë humbën edhe një penallti në pjesën e parë. Krutanët ngjiten në vendin e 5-të me 16 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e 7-të në kuotën e 14 pikëve.

Derbi i Jugut shkon në favor të Bylisit, me ballshiotët që fitojnë me rezultatin 3-1 ndaj Apolonisë. Një fitore e merituar dhe shumë e rëndësishme për ballshiotët, që fitojnë ndaj një rivali direct për mbijetesë dhe përfitojnë edhe nga humbja e Skënderbeut. Dygolësh i Beji dhe goli i Hadrojit i siguruan fitoren vendasve, ndërsa ishte sërish një lojtar i Bylisit që shënoi për fierakët, pasi Ymeraliaj realizoi në portën e tij një autogol të pafat. Ballshiotët gjenden në vendin e 8-të në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Apolonia mbyll klasifikimin me vetëm 5 pikë.

Renditja e Kategorisë Superiore:

Screenshot_2_copy.png





Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KATEGORIA SUPERIORE/ Të mëdhenjtë nuk lëshojnë PE! Vllaznia nis shkëputjen, vetëm 'PAQE' në Kukësi-Tirana
»
Article Logic
Execution time: 0.012907981872559
array(1) { ["section"]=> string(132) "manita-e-vllaznise-dhe-poker-i-partizanit-superliga-shperthen-ne-gola-tirana-dhe-teuta-ndahen-ne-paqe-kukesi-eshte-katastrofe-232908" }