Manja: Është koha për një protestë paqësore kundër marrëzisë politike

Publikuar tek: aktualitet, më 21:00 15-05-2019 Manja: Është koha për një protestë paqësore kundër marrëzisë politike Deputeti i PS, Ulsi Manja

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, deklaroi se PD-ja është ende në kohë që t’i regjistrojë kandidatët e saj.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Manja theksoi se marrëzia e protestave të opozitës po i pengon qytetarët në jetën e tyre të përditshme.

Sipas tij, ka ardhur koha që qytetarët e Tiranës të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike.

‘PD-ja është në kohë, le të shkojë t’i regjistrojë kandidatët. Edhe për protestat tani, ka adhur koha në Tiranë të ketë një tubim paqësor të qytetarëve të Tiranës. Marrëzia e protestave po i pengon qytetarët të shkojnë në punë, në shkollë. Qytetarët e Tiranës ka ardhur koha të dalin në një protestë paqësore kundër kësaj marrëzie politike’, tha deputeti Ulsi Manja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030799865722656
array(1) { ["section"]=> string(75) "manja-eshte-koha-per-nje-proteste-paqesore-kunder-marrezise-politike-164472" }