Manja: Hapja e listave 100% dhe respektimi i kuotës gjinore 30% nuk do të diskutohet, kjo e bën interesante garën

Publikuar tek: politike, më 13:31 21-09-2020 Manja: Hapja e listave 100% dhe respektimi i kuotës gjinore 30% nuk do të diskutohet, kjo e bën interesante garën

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja është shprehur se listat janë të hapura 100% dhe kjo formulë do të aplikohet për herë të parë më 25 prill.

Ai është shprehur se hapja 100% e listave dhe kuota gjinore 30% janë të padiskutushme, pasi janë të bazuara në kushtetutë.

Ndër të tjera Manja është shprehur se hapja e listave e bënë interesante garën.

“Që të jemi të qartë me ndryshimet kushtetuse unë nuk ndaj mendimin se ishin ndryshime të njëanshme. Askush nuk mund ti mbyll më listat, respektimi i kuotave gjinorë dhe çështja e pragut. Në zgjedhje do të kandidojnë parti politike, por edhe kandidatë të pavarur. Këtë model e kanë shumë vende demokratike, Autsria, Krocia Danimarka, sepse ka një rregull sesi e përfiton mandatin. Më fal nëse ti ke nevojë për siglën e partisë, ti garën e ke me veten dhe me partinë. Sigurisht që ti do t'i nënshtrohesh këtij rregulli. Të gjitha votat t’i i merr si kolateral.

Hapja 100% dhe rrespektimi i kuotës gjinore 30% nuk do të diskutohet. Nuk besoj se opozita ka propozime konkrete për t'i mbyllur listat. Propozimi jonë i shkon përshtat ndryshimeve kushtetuse,” u shpreh Manja në një intervist në ‘news24’.

Ndër të tjera Manja është shprehur se kjo garë i garanton PS-së sukses në zgjedhjet e 2021.

“Kjo i garanton PS suksesin në zgjedhet të 2021 pasi kodi zgjedhor i ve partit në një start të hapur. PS është e përgatitur për këtë garë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011370897293091
array(1) { ["section"]=> string(116) "manja-hapja-e-listave-100-dhe-respektimi-i-kuotes-gjinore-30-nuk-do-te-diskutohet-kjo-e-ben-interesante-garen-221121" }