Manjani “dush të ftohtë” kancelarëve të gjykatave: Ka të tjerë që presin t’ua zënë vendin, pastrojini ato dhoma

Publikuar tek: politike, më 12:36 29-12-2015 Manjani “dush të ftohtë” kancelarëve të gjykatave: Ka të tjerë që presin t’ua zënë vendin, pastrojini ato dhoma Ylli Manjani, minister i Drejtesise

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zhvilluar një takim me kancelarët e gjykatave me rastin e mbylljes së vitit. Ministri u ka folur drejtpërdrejt e pa “doreza” kancelarëve të gjykatave duke u bërë një “dush të ftohtë” mbi cilësinë e shërbimit. Manjani u tha atyre se “ka të tjerë të specializuar që presin t’ua zënë vendin dhe do ua zënë”.

“Kam disa shqetësime që dua t’i ndaj me ju për shkak të publikut, atyre që e përdorin gjykatën dhe kanë pakënaqësi të theksuara në shërbimin shëndetësor. Në radhë të parë sekretaritë e gjykatave, ta kuptojnë se nuk është më i rëndë bishti se sqepari. Janë aty për të shërbyer, pritur njerëz. Punoni me orare më të zgjatura, zgjasni oraret e shërbimit, të mos kemi radhë për prurje padish apo për zbardhje vendimesh. Dua urdhër të prerë, sapo të ktheheni në gjykata zgjatini oraret e shërbimit”, tha ministri.

Manjani u ndal edhe te higjiena dhe pritja që i bëhet publikut.

 “Pastrojini ato dhomat ku pritet publiku, të paktën të jenë të pastra. Do shkoj vetë të shikoj nëse ka radhë apo jo. Nuk do ketë asnjë minimum tolerance. Nuk po flasim për drejtësi, por për njoftime, hallexhinjtë  ë marrin dijeni në mënyrë të rregullt. Qytetarët humbin seancat se nuk njoftohen”, tha ministri në fajlën e tij.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094079971313477
array(1) { ["section"]=> string(113) "manjani-dush-te-ftohte-kancelareve-te-gjykatave-ka-te-tjere-qe-presin-t-ua-zene-vendin-pastrojini-ato-dhoma-28787" }