Manjani i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Nuk ka zgjedhje, aty ku ligji ka dalë nga loja

Publikuar tek: politike, më 21:43 19-04-2019 Manjani i përgjigjet Ambasadës Amerikane: Nuk ka zgjedhje, aty ku ligji ka dalë nga loja

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është përgjigjur Ambasadës Amerikane.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se në Shqipëri është vendosur regjim monist dhe  në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhjet.

Sipas Manjanit, kush hyn në votime për t’i bërë ato të quhen gjasme zgjedhje tradhëton rëndë interesin publik për vendosjen e sistemin demokratik.

Statusi i plotë:

Ambasada Amerikane thotë ndër të tjera se “... mirëpret konkurrimin demokratik në zgjedhjet e 30 qershorit....”

Ku e mirëpret?! Do bëhen gjë zgjedhje në Ambasadë?! Pse, kemi mundësi ne të konkurrojmë në zgjedhjet Amerikane?

Apo mirëpret Ambasada shqiptarët të konkurrojnë në Shqipëri?! Nuk e kuptoj çfarë “mirëpret” Ambasada Amerikane, në çështje që i takojnë thjesht Shqipërisë...

Nëse Ambasada nxit dhe mbështet sistemin politik monist në çdo hallkë të shtetit Shqiptar, sigurisht që nuk ka përse të jemi dakort me të.

Kush hyn në votime për ti bërë ato të quhen gjasme zgjedhje tradhëton rëndë interesin publik për vendosjen e sistemin DEMOKRATIK!

Dhe në këto kushte, kur shteti nuk ekziston, Kushtetuta dhe ligji kanë dalë nga loja dhe ku pushteti monist sundon, nuk mund të bëhet fjalë për zgjedhje.

Në daç ta kuptojnë, në daç jo zyrtarët e ambasadave të huaja!

Sot në rendin tonë të ditës është rivendosja e parlamentit pluralist dhe fillimi i ndërtimit të sistemit të ri demokratik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03388500213623
array(1) { ["section"]=> string(93) "manjani-i-pergjigjet-ambasades-amerikane-nuk-ka-zgjedhje-aty-ku-ligji-ka-dale-nga-loja-161105" }