Manjani ironizon Ballën: 'Babalekracia' paska thënë të vërtetën

Publikuar tek: barometri, më 07:19 22-08-2018 Manjani ironizon Ballën: 'Babalekracia' paska thënë të vërtetën

Pas deklaratës së Kreut të Grupit Parlamentar PS Taulant Ballës i cili pranoi se e njihte personalisht anëtarin e bandës së Aldo Bares, Edmond Begon ka reaguar ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në facebook.

 

Manjani ironizon Ballën teksa thotë se bën mirë që e pranon miqësinë pasi miqtë duhen në ditë të vështira, ndërsa shprehet se “Babalekracia” paska thënë të vërtetën kur deklaroi se mes tyre kishte shoqëri.

“Shoku Taulant bëri mirë që e pranoi njohjen dhe miqësinë me të arrestuarin. Ashtu është miqësitë familjare nuk mund të mohohen, aq më tepër në ditë të vështira. Po përse duhet të hidhte lumin me m... ndaj Opozitës një ditë më parë?! Ja që “Babalekracia” paska thënë të vërtetën! Tani, me ç’fytyrë kërkon bashkëpunim me opozitën “Babalokratike” shoku Taulant?! I preu barku për Shkollën e Magistraturës, apo për pranimet e reja në këtë Shkollë?!! Effff, na e çpifën”, ka shkruar Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026572942733765
array(1) { ["section"]=> string(67) "manjani-ironizon-ballen-babalekracia-paska-thene-te-verteten-131806" }