Manjani: Malaj nuk ka bërë kompromise kur ishte qypi me mjaltë i qeverisë, jo më sot që është me m*t

Publikuar tek: aktualitet, më 17:42 16-07-2019 Manjani: Malaj nuk ka bërë kompromise kur ishte qypi me mjaltë i qeverisë, jo më sot që është me m*t

Ish-ministri Ylli Manjani ka për propozimin e deputetëve socialistë për shkarkimin e ish-ministrit Arben Malaj nga posti që mban aktualisht në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Manjani shprehet se Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti.

Sipas Manjanit, Beni futet tek politikanët që nuk kanë bërë kompromise në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Statusi i plotë:

Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.

Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut.

Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend. 
Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.

Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072321891784668
array(1) { ["section"]=> string(105) "manjani-malaj-nuk-ka-bere-kompromise-kur-ishte-qypi-me-mjalte-i-qeverise-jo-me-sot-qe-eshte-me-m-t-172400" }