Manjani: S’jam ministri që jap drejtësi, por i shërbej qytetarit. Avokatë privatë shohin mënyra të tjera për fitimin e gjyqeve

Publikuar tek: politike, më 08:09 14-04-2016 Manjani: S’jam ministri që jap drejtësi, por i shërbej qytetarit. Avokatë privatë shohin mënyra të tjera për fitimin e gjyqeve

Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë ka deklaruar sot se avokatë të ndryshëm privatë shohin mënyra të tjera për fitimin e gjyqeve. Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për gjykatësit, duke kërkuar paga më të larta për ta.

‘’Kur gjyqtari paguhet 1 milion lekë të vjetra për një çështje që kushton 1 milion euro…’’, ka thënë Manjani, duke kërkuar së paku rrogë më të lartë për ta se presidenti i Republikës.

“Avokatë privatë shohin mënyra të tjera për fitimin e gjyqeve. Kemi për detyrë të jemi sa më transparent. Shumë njerëz nuk e besojnë gjykatën. Të bëhet diferenca e gjykatës nga pushteti. Por nuk mund të ndryshohen vendimet e gjykatave. Shteti është gjykata, është fillimi i gjithçkaje. Qoftë dhe një lek më shumë se presidenti I Republ duhet ta ketë gjyqtari rrogën më të lartë’’, tha Manjani për ‘’Neës24’’.

Manjani tha se nuk jep drejtësi, por shërben. Madje theksoi se reforma në drejtësi është e padiskutueshme.

‘’Unë nuk jam ministri që jap drejtësi, por ministri që i shërbej qytetarit. Problemeve të qytetarëve mundohem t’u përgjigjem. Reforma në drejtësi është e padiskutueshme. PD duhet të kontribuojë për reformën në drejtësi.’’, tha më tej.

Manjani komentoi edhe besimin e njerëzve te politika.

‘’Unë nuk e besoj këtë, së pari nuk besoj se njerëzit nuk besojnë te politika. Politika është ende biznesi më atraktiv’’, tha Manjani për Bashkim Hoxhën.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.009519100189209
array(1) { ["section"]=> string(129) "manjani-s-jam-ministri-qe-jap-drejtesi-por-i-sherbej-qytetarit-avokate-private-shohin-menyra-te-tjera-per-fitimin-e-gjyqeve-37651" }