“MANOVRA” e qeverisë dhe dështimi i Erion BRAÇES për të taksuar PIJET ENERGJIKE, si u hoq AKCIZA dhe çfarë ndodh sot me ligjin që i ndalon për të miturit

Publikuar tek: politike, më 17:16 19-11-2019 “MANOVRA” e qeverisë dhe dështimi i Erion BRAÇES për të taksuar PIJET ENERGJIKE, si u hoq AKCIZA dhe çfarë ndodh sot me ligjin që i ndalon për të miturit Montazh ilustrues

Që prej ardhjes në qeveri në vitin 2013, një nga betejat për të cilat Erion Braçe ka luftuar vazhdimisht ishte ajo e taksimit të pijeve energjike. Por si dështoi Braçe në këtë betejë dhe çfarë po ndodh aktualisht me pijet e ndaluara me ligj për minorenët?

Në vitin 2013, atëherë Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Braçe propozoi për herë të parë shikimin e mundësisë për futjen e akcizës ndaj pijeve energjike dhe ato me sheqer. Në atë kohë Braçe u kundërshtua nga ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili tha se nuk e shihte të arsyeshme që kjo kategori pijesh të përfshihej në akcizë, edhe pse është rekomandim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shumë shtete e aplikojnë një gjë të tillë.

Megjithatë vetëm një vit më pas, Komisioni i Ekonomisë i udhëhequr nga Braçe do të arrinte të rrëzonte qeverinë duke lënë në fuqi akcizën ndaj pijeve energjike dhe atyre me sheqer të shtuar, që në atë kohë ishte 50 lekë për litër dhe më pas u ul në 30 lekë për litër.

Por tre vite më pas, në 2017-ën, qeveria e socialistëve do të shqyrtonte një tjetër mundësi për kufizimin e konsumit të pijeve energjike, këtë herë jo përmes akcizës që në shumë raste kishte treguar se nuk zbatohej për shkak të vështirësive nga administrata si dhe për shkak të veprimeve që bënin operatorët ekonomikë në deklasifikimin e produkteve energjike gjatë importit. E thënë me fjalë të tjera, manovrat e bizneseve që importonin dhe tregtonin pije energjike në Shqipëri kanë rezultuar ta shmangin akcizën në një numër të madh rastesh.

Këtë herë qeveria vendosi të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18-vjeç, dhe të heqë akcizën. Braçe, nuk bëri shumë rezistencë, teksa ndryshimet në ligj i propozoi kolegu i tij socialistr Ervin Bushati.

Nga foltorja e parlamentit, Braçe i dha të rinjve shqiptarë një leksion mbi dëmet që shkakton kokteili i alkoolit me pijet energjike.

“Kombinimi në koktejle midis alkoolit dhe pijeve energjike, shkakton një dëm akoma më të madh në shëndetin e fëmijëve,” tha Braçe, duke zgjedhur të mos i votojë ndryshimet në ligj. Atë kohë u fol gjerësisht në media se “lobi” i fuqishëm i biznesmenëve të pijeve energjike dhe atyre me sheqer të shtuar arriti të thyente qeverinë.

Braçe dështoi në nismën e tij për taksimin e pijeve energjike dhe ktheu sytë nga mundësia e kufizimit të shitjeve përmes ndalimit të tregtimit te minorenët.

Në 2017-ën do të deklaronte: “Ne duhet të marrim një masë që e kufizon konsumin me ligj, e kemi bërë këtë gjë për duhanin, për pijet alkoolike, duhet ta bëjmë edhe për pijet energjike dhe pijet me sheqer mbi normë dhe këtë gjë do ta çoj vetë deri në fund, pra vendosjen e kufizimit të moshës”.

Ligji “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” do të kalonte në parlament në fund të 2018-ës.

Me 75 vota pro, pijet energjike dhe ato me sheqer të shtuar me gaz, në kategorinë e të cilave bien pije si B52, Monster, B2, Rock Star, Golden Eagle, Coca Cola, Pepsi, Sprite etjera..do të shpalleshin të jashtëligjshme për t’iu tregtuar moshës nën 18 vjeç.

Braçe kërcënoi se subjektet që shkelnin këtë ligj do të ndëshkoheshin me goba të rënda. Pak muaj më pas Erion Braçe u zgjodh nga kryeministri Edi Rama si zëvendësi i tij.

Ligji kaloi, por siç ndodh rëndomë askush nuk mori mundimin ta zbatojë. Ndaj sot tregtarët e pijeve energjike mbeten të pacënuar, pa akcizë për produket e tyre dhe me një ligj që nuk e përfill njeri.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022366046905518
array(1) { ["section"]=> string(158) "manovra-e-qeverise-dhe-deshtimi-i-erion-braces-per-te-takskuar-pijet-energjike-si-u-hoq-akciza-dhe-cfare-ndodh-sot-me-ligjin-qe-i-ndalon-per-te-miturit-186467" }