Rama i ka çuar dy vogëlushët në Itali dhe i ka takuar me dy legjendat e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon, të cilët Alesio dhe Aureli i kishin idhuj. Sapo filluan lëkundjet e tërmetit, ata u hodhën nga pallati, njëri nga kati i pestë dhe tjetri nga i treti.
Kur Rama i vizitoi në spitalin e Traumës, Alesio dhe Aureli i thanë se ishin hedhur nga pallati pasi kishin idhull Ronaldon. Mbrëmjen e sotme Rama nuk ka nguruar dhe i ka çuar dy vogëlushët në Itali, për të takuar futbollistët e tyre të dashur.
Foto dhe video nga takimi i Aurelit dhe Alesios me Cristiano Ronaldo dhe Buffon: