Maqedoni e Veriut, presidenti Ivanov i dorëzon kabinetin Pendarovskit

Publikuar tek: rajon, më 19:42 12-05-2019 Maqedoni e Veriut, presidenti Ivanov i dorëzon kabinetin Pendarovskit Presidenti ne largim, Gjorge Ivanov dhe ai i sapo emeruar, Stefo Pendarovski

Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në rezidencën presidenciale u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov.

Para hyrjes në rezidencën presidenciale, Pendarovski u prezantua me kabinetin që e trashëgoi nga Ivanov.

Pendarovski gjithashtu u betua para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i sapo emëruar shtoi se ndër prioritetet e tij do të mbetet ruajtja dhe zhvillimi i raporteve ndër etnike në vend, duke theksuar se synimi strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE.

Në seancën solemne kanë marr pjesë presidentë e përfaqësues të lartë të shumë shteteve, si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ai i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe ministra të tjerë të jashtëm.

Në ceremoninë e inagurimit, Pendarovski zhvilloi një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006742000579834
array(1) { ["section"]=> string(75) "maqedoni-e-veriut-presidenti-ivanov-i-dorezon-kabinetin-pendarovskit-164023" }