Maqedonia e Veriut kërkon hapjen e negociatave: Kemi 14 vite që presim

Publikuar tek: rajon, më 19:42 13-11-2019 Maqedonia e Veriut kërkon hapjen e negociatave: Kemi 14 vite që presim Kreu i Diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov

Kreu i Diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Heiko Mass, të cilit i ka shprehur hapur aspiratën për anëtarësimin në BE.

Dimitrov i ka thënë ministrit gjerman Mass se, Maqedonia e Veriut ka marrë një sërë nismash të rëndësishme dhe shumë të vështira për tu afruar me BE, ndaj ka kërkuar që t’i jepet fund pritjes pasi kanë 14 vite që kanë marrë statusin e vendit kandidat.

“Ne kemi tre argumente se pse e jemi të bindur se meritojmë të fillojmë procesin e anëtarësimit. E para, shumë gjatë kemi pritur. E dyta ne jemi vend kandidat tashmë 14 vite, ndërsa rekomandimin e parë nga Komisioni e morëm në vitin 2009. Pritja nuk është argument i mjaftueshëm. Ne jemi vend i cili ka kaluar në një krizë politike që kaloi ne autoritarizëm gjatë vitit 2015-2016, për dy vjet e gjysmë kemi bërë një kthim në demokraci.

Ne nuk jemi ende gati për të hyrë në BE, megjithatë nëse ka energji evropiane në liri dhe demokraci në Ballkan, kjo sigurisht që është në Maqedoninë e Veriut. Dhe e treta bëmë diçka që rrallë herë bëhet në Ballkan, zgjodhëm një çështje të “pazgjedhur”, çështjen e emrit me fqinjët. Nëse Bashkimi Evropian do të bëhet lojtarë global, atëherë nuk mundet të mos e vërej që një energji e tillë evropiane në Ballkan duhet të përkrahet”, ka thënë kreu i Diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029479026794434
array(1) { ["section"]=> string(76) "maqedonia-e-veriut-kerkon-hapjen-e-negociatave-kemi-14-vite-qe-presim-185790" }