Maqedonia e Veriut konfirmon se s’ka asnjë rast me koronavirus, anullohen ekskursionet për në Itali

Publikuar tek: rajon, më 21:56 25-02-2020 Maqedonia e Veriut konfirmon se s’ka asnjë rast me koronavirus, anullohen ekskursionet për në Itali Spitali ne Shkup

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, ndërsa qeveria ka anulluar të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet e shkollave dhe universitetevë për në Itali.

Italia është vend ii parë në Europë që ka më shumë të vdekur dhe të infektuar.

11 janë të vdekurit, ndërsa numri it ë infektuarëve e ka kaluar 330.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë që të sigurojë sasi të konsiderueshme të maskave, dorezave dhe mjeteve mbrojtëse për institucionet e sistemit për menaxhimin e integruar të kufijve me qëllim mbrojtjen e personelit, si dhe të sigurojë mjete dezinfektuese për shkollat dhe çerdhet e vendit.

Dy persona të dyshuar në Maqedoninë e Veriut rezultuan negativë ndaj koronavirusit.

Të dy ishin ndjerë keq pas kishin mbërritur në shtëpi nga udhëtimet me avion.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të dyshuar për koronavirus, dalin rezultatet e analizave të tre shqiptarëve nga Kosova
»
Article Logic
Execution time: 0.0089130401611328
array(1) { ["section"]=> string(105) "maqedonia-e-veriut-konfirmon-se-s-ka-asnje-rast-me-koronavirus-anullohen-ekskursionet-per-ne-itali-196458" }