Maqedonia e Veriut në 'ujëra të turbullta', 7 viktima dhe 165 raste me koronavirus gjatë 24 orëve

Publikuar tek: rajon, më 15:59 03-07-2020 Maqedonia e Veriut në 'ujëra të turbullta', 7 viktima dhe 165 raste me koronavirus gjatë 24 orëve Ilustruese

Në Maqedoninë e Veriut, situata vijon të jetë e rënduar. 

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 7 persona nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e viktimave 328.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 1 454 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 165 prej tyre.

Kujojmë që ditën e djeshme Maqedonia e Veriut shënoi një 'rekord të zi', ku 13 persona ndërruan jetë si pasojë e koronavirusi. Deri më tani në shtetin fqinj 328 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 6 787 janë të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0043888092041016
array(1) { ["section"]=> string(101) "maqedonia-e-veriut-ne-ujera-te-turbullta-7-viktima-dhe-165-raste-me-koronavirus-gjate-24-oreve-212716" }