‘Maqedonia e Veriut në zgjedhje të parakohshme po s’u hapën negociatat, reagon sërish Zaev: BE ta pranojë se Ballkani është evropian (Synimi strategjik)

Publikuar tek: rajon, më 09:41 18-10-2019 ‘Maqedonia e Veriut në zgjedhje të parakohshme po s’u hapën negociatat, reagon sërish Zaev: BE ta pranojë se Ballkani është evropian (Synimi strategjik) Kryeministri i Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pas deklaratës së fortë se Maqedonia e Veriut do të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk i hapen negociatat, ka reaguar sërish.

Në një postim në Facebook, Zaev thotë se synimi i tyre është të hyjnë në NATO, ndërsa thekson se BE-ja duhet ta pranojë se Ballkani është evropian.

“Askush nuk mundet të na i ndalë reformat dhe ndryshimet që bëmë së bashku dhe nga ky moment do të dalim vetëm më të fortë dhe me më shumë përvojë. Do të bëhemi anëtarë të NATO-s gjë e cila ishte qëllimi ynë strategjik nga pavarësia deri sot. Është e dukshme që Ballkani ka ndryshuar dhe që është bërë burim stabiliteti. BE-ja e di mirë këtë dhe duhet ta pranojë se Ballkani është evropian. Mbetemi të përkushtuar dhe me punë do të dëshmojë ku e kemi vendin”, shkruan kryeministri maqedonas.

Fati i negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ende nuk është i qartë, ndërsa po bisedohet për arritjen e një marrëveshje me Francën e cila është shprehur skeptike. Vendimi pritet të merret në orët në vijim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026010990142822
array(1) { ["section"]=> string(154) "maqedonia-e-veriut-ne-zgjedhje-te-parakohshme-po-s-u-hapen-negociatat-reagon-serish-zaev-be-ta-pranoje-se-ballkani-eshte-evropian-synimi-strategjik-182547" }