Maqedonia e Veriut nuk ekstradon ish-ushtarin e UÇK, reagime të shumta në Serbi

Publikuar tek: rajon, më 20:31 14-08-2019 Maqedonia e Veriut nuk ekstradon ish-ushtarin e UÇK, reagime të shumta në Serbi Ish-ushtari i UÇK Tomor Morina

Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut ka liruar ditën e sotme ish-ushtarin e UÇK Tomor Morina duke mos pranuar kështu kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Tomor Morina është liruar nga paraburgimi pas tre javësh që kur u arrestua ndërsa ka dalë i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij.

Autoritetet në Kosovë kanë mirëpritur lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së ndërsa lirimi i Morinës shkaktoi reagime në Serbi. Ministrja serbe Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se vendimi për mos ekstradimin e Morinës tregon edhe njëherë se politika ishte mbi ligjin dhe drejtësinë, duke e quajtur këtë vendim të turpshëm.

Ish-ushtari i UÇK-së Tomor Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070991516113281
array(1) { ["section"]=> string(85) "maqedonia-e-veriut-nuk-ekstradon-ish-ushtarin-e-uck-reagime-te-shumta-ne-serbi-175349" }