Maqedonia e Veriut shpall sërish gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

Publikuar tek: rajon, më 14:03 31-05-2020 Maqedonia e Veriut shpall sërish gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

Presidenti i Maqedonisë, Stevo Pendarovski ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e numrit të ri të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

‘Ky vendim është marrë ekskluzivisht për të mundësuar që qeveria dhe institucionet e tjera kompetente të përballen më me efektivitet me shëndetin dhe efektet ekonomike dhe sociale të pandemisë dhe nuk lidhet me datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare’, deklaroi Pendarovski.

‘Ne me siguri do ta fitojmë betejën me COVID-19, por nuk duhet të qetësohemi. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm deri në fund dhe të kujdesemi për veten tonë dhe shëndetin e të dashurve tanë’, theksoi ai.

Ndërkohë, sipas kryeministrit Oliver Spasovski 14 ditë të tjera të zgjatjes e gjendjes së jashtëzakonshme kanë për qëllim zbatimin e të gjitha masave për t’u përballur me krizën shëndetësore dhe pasojat ekonomike si dhe kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve për një parlament funksional dhe një qeveri të re politike.

Kujtojmë që deri tani në Maqedoninë e Veriut ka deri tani 2 164 të prekur dhe 131 të vdekur nga koronavirusi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010106086730957
array(1) { ["section"]=> string(88) "maqedonia-e-veriut-shpall-serish-gjendjen-e-jashtezakonshme-per-shkak-te-covid-19-208511" }