Maqedonia heq nesër shtetrrethimin, hap kufirin në datën 1 qershor

Publikuar tek: rajon, më 18:25 26-05-2020 Maqedonia heq nesër shtetrrethimin, hap kufirin në datën 1 qershor

Qeveria e Maqedonisë së Veritur ka marrë një sërë masash lehtësuese ndaj izolimit për shkak të pandemisë, që do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.

Autoritetet në Maqedoni kanë vendosur që nga e enjtja të lejohet hapja e restoranteve, kafeneve si dhe hotelet e kopshtet.

Nga data 1 qershor ky shtet do të hapë kufijtë me fqinjët, përfshi edhe Shqipërinë që gjithashtu heq pengesat kufitare më 1 qershor.

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni ka regjistruar 14 pacientë të rikuperuar në 24 orët e fundit, 16 raste të reja me Covid-19, si dhe tre vdekje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093531608581543
array(1) { ["section"]=> string(72) "maqedonia-heq-neser-shtetrrethimin-hap-kufirin-ne-daten-1-qershor-207908" }