Maqedonia kërkesë të dytë për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria, ja për çfarë e akuzon

Publikuar tek: rajon, më 14:41 17-06-2019 Maqedonia kërkesë të dytë për ekstradimin e Gruevskit nga Hungaria, ja për çfarë e akuzon

Ministrja e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Renata Deskovska ka nënshkuar sot një kërkesë të re për ekstradim të ish kryeministrit Nikola Gruevski nga Hungaria.

Në kërkesën e re thuhet se ish-kryeministri është organizator i ngjarjeve të 27 prillit në Parlament. Sipas asaj që e tha ministrja, ditëve të ardhshme kërkesa do të dërgohet në Budapest.

“Kërkesa për ekstradim të Gruevskit për 27 prillin, me dokumentacionin e kompletuar, këto ditë do të dërgohet tek Ministria e Drejtësisë në Hungari”, tha Deskovska.

Prokurorja Villma Ruskovska kohë më parë pati zbuluar se Interpoli refuzon të shpallë fletëarrest ndërkombëtar pa asnjë arsye, edhe pse në kërkesë janë plotësuar të gjithë parakushtet sikurse në kërkesat e tjera. Deskovska shpjegon se kërkesa për ekstradim nuk ka lidhje me fletëarrestin dhe nuk varet prej tij.

Sakaq, Hungaria ende nuk ka dhënë përgjigje as për kërkesën për ekstradim të Gruevskin për rastin “Tanku”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029301166534424
array(1) { ["section"]=> string(95) "maqedonia-kerkese-te-dyte-per-ekstradimin-e-gruevskit-nga-hungaria-ja-per-cfare-e-akuzon-168557" }