Maqedonia nuk gjen qetësi, 6 viktima dhe 113 raste të reja me koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar tek: rajon, më 15:26 06-08-2020 Maqedonia nuk gjen qetësi, 6 viktima dhe 113 raste të reja me koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit Ilustruese

Situata vijon të jetë e rënduar në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur jetën nga koronaviusi 6 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 517.

Autoritetet maqedonase raportojnë se nga 1543 persona të testuar si të dyshuar me Covid-19, 113 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-12, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-11, Veles-2, Manastir-7, Ohër-6 dhe vende tjera me më pak raste.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 517 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 11399.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098199844360352
array(1) { ["section"]=> string(105) "maqedonia-nuk-gjen-qetesi-6-viktima-dhe-113-raste-te-reja-me-koronavirusi-gjate-24-oreve-te-fundit-216293" }