Trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për përballjen me Shqipërinë më 5 shtator, e cila është ndeshja e parë për eleminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Angelovski ka grumbulluar 18 lojtarë për këtë sfidë, ndërsa ka disa mungesa për shkak të dëmtimeve.
Pesë lojtarë të thërritur nga trajneri janë shqiptarë të Maqedonisë, por prej vitesh përfaqësojnë shtetin e tyre në futboll. Ata janë Leonard Zhuta, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi, Besart Ibraimi dhe Ezgjan Alioski .
Shqipëri-Maqedoni do të luhet më 5 shtator në Shkodër në stadiumin e rikonstruktuar “Loro Boriçi”.
Lista:
Kostradin Zahov
Stole Dimitrievski
Vanche Shikov
Leonard Zhuta
Kire Ristevski
Stefan Ristovski
Daniel Mojsov
Milovan Petrovikj
Ostoja Stjepanovikj
Stefan Spirovski
Nikola Gjorgjev
Ezgjan Alioski
Ferhan Hasani
Agim Ibraimi
Goran Pandev
Ivan Trichkovski
Ilija Nestorovski
Besart Ibraimi