Maqedonia ul çmimin e naftës ndërsa Shqipëria thyen rekorde

Publikuar tek: ekonomi, më 13:29 21-03-2017 Maqedonia ul çmimin e naftës ndërsa Shqipëria thyen rekorde

Maqedonia ka vendosur të ulë çmimin e karburanteve.

Benzina dhe nafta do të kenë një ulje prej 2 denarësh për litër. Kështu vendosi dje Komisioni Rregullator i Energjetikës. EUROSUPER BS-95 do të shitet për 65 denarë dhe EUROSUPER-BS 98 për 67 denarë (afërsisht 1.1 euro). Nafta në Shqipëri  është 70% më e shtrenjtë se në Maqedoni.

Nafta do të kushtojë 52 denarë (afërsisht 85 cent). Po kështu lirohet edhe çmimi i mazutit. Çmimet e reja vijnë si rezultat i uljes së çmimeve të karburanteve në tregjet botërore në dy javët e fundit.

Ndërsa Shqipëria renditet si një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në Europë, por pavarësisht kësaj nuk ka asnjë ulje të çmimit edhe kur çmimi i karburanteve bie në botë. Sipas të dhënave nga Global Price Petrol, Shqipëria vijonte të renditej e 14-a më e shtrenjtë në botë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023828983306885
array(1) { ["section"]=> string(65) "maqedonia-ul-cmimin-e-naftes-ndersa-shqiperia-thyen-rekorde-72648" }