Marash Kumbulla merr ‘HAK’ për Tiranën, gol me vlerë 3 pikë në debutimin Europian (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 20:09 22-10-2020 Marash Kumbulla merr ‘HAK’ për Tiranën, gol me vlerë 3 pikë në debutimin Europian (VIDEO) Marash Kumbulla

Debutim ëndrrash për Marash Kumbullën në Europë.  

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte fantastik me Romën e tij, e cila mposhti me përmbysje 2-1 Young Boys në transfertë në takimin e parë të fazës së grupeve të Europa League.

Kumbulla e nisi si titullar takimin ndaj rivalit që ‘preu’ në mes ëndrrën e skuadrës shqiptare, Tiranës për të qënë pjesë e grupeve të Europa Legue.

Ishin zvicerianët ata që kaluan të parët në avantazh, por italianët reaguan në pjesën e dytë, falë edhe golit të Kumbullës.

Qendërmbrojtësi shndërroi në gol një krosim pa shumë pretendime nga Mikhitaryan, duke shënuar për 2-1 dhe duke i dhënë fitoren verdhekuqve, që merr vendin e parë në grupin A me 3 pikë. Ky ishte goli i parë i Kumbullës me fanellën e Romës, me të cilën firmosi në shtatorin e këtij viti për 32 mln euro nga Hellas Verona.
 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cristiano Ronaldo rezulton sërish me koronavirus, humbet ndeshjen me Barcelonën
»
Article Logic
Execution time: 0.010570049285889
array(1) { ["section"]=> string(91) "marash-kumbulla-merr-hak-per-tiranen-gol-me-vlere-3-pike-ne-debutimin-europian-video-224780" }