Maratona e rërës, konkurrentët përshkojnë 250 km me këmbë në Sahara (Video)

Publikuar tek: bota, më 19:28 07-04-2015

Maratona e rërës është një nga eventet sportive më të vështira në të gjithë botën. Ajo zgjat 6 ditë dhe vrapuesit përshkojnë gjatësinë 255km ose 155 milje. Maratona zhvillohet në shkretëtirën e Saharasë në jug të Marokut në temperaturën 45 C.

Ndërkohë që vrapojnë, konkurrentët duhet të mbajnë çantat me mjetet e nevojshme të udhëtimit në shpinë. Gjithsej në garën e këtij viti po marrin pjesë 1,013 konkurrentë nga 43 kombe të ndryshme të moshave 16-73 vjeç.

Maratona e rërës është trashëguar nga lojtari gjerman i futbollit Patrick Bauer i cili në vitin 1984 përshkoi Saharanë i vetëm dhe në këmbë. Ai përshkoi 350 km për 12 ditë dhe gjatë udhëtimit ndeshi vetëm në një oaz të vetëm. Fituesi i vitit 2008 e pëfundoi Maratonën e rërës në 19 orë e 28 minuta, pra ka përshkuar 12.6 km për orë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029115915298462
array(1) { ["section"]=> string(77) "maratona-e-reres-konkurrentet-pershkojne-250-km-me-kembe-ne-sahara-video-8083" }