‘Maratona e Tiranës 4’ nis me fëmijët, shpallen fituesit e kategorisë ‘Fun Run’

Publikuar tek: sport, më 12:12 12-10-2019 ‘Maratona e Tiranës 4’ nis me fëmijët, shpallen fituesit e kategorisë ‘Fun Run’ Fituesit e ''Fun Run''

Edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës mbylli sot garën për kategorinë e fëmijëve.

Aktiviteti ‘’Fun Run’’ bashkoi të gjithë shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit dhe zonave përreth duke shënuar një rekord të ri për pjesëmarrjen.

Gjatësia e garës ishte 2 km duke nisur nga sheshi ‘’Nënë Tereza’’, ndërsa finishi ishte sheshi ‘’Skënderbej’’. Ky edicion pati dhe fituesit e tij për kategorinë e djemve dhe vajzave. Edi Devole fitoi garën për djemtë, ndërsa Zhuljeta Çejku u shpall më e mira për vajzat.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tërhoqi numrin me të cilin do të garojë nesër. Ai e konsideroi këtë garë si mënyrë e mirë për të promovuar kryeqytetin shqiptar.

‘’Dua shumë që Tirana të jetë nesër një kartolinë e një Shqipërie europiane, e një Shqipërie të pastër, me njerëz të sjellshëm, mikpritëse, e një Tirane që është e hapur për të gjithë turistët, duke qenë se do të kemi garues nga mbi 45 shtete të botës. Dua që të na ndihmoni duke shpërndarë ujin, të ndihmoni turistët e huaj për t’i treguar ku janë destinacionet në Tiranë, të ndihmoni dikë që do kalojë fundjavën në Tiranë, duke i dhënë ide sesi mund të shpenzojë sa më shumë kohë, por edhe të vizitojë sa më shumë gjëra”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e kategorisë ‘’Fun Run’’.


Gjate aktvitetit Fun Run  (4).jpeg
Gjate aktvitetit Fun Run  (2).jpeg

Gjate aktvitetit Fun Run  (3).jpeg
Gjate aktvitetit Fun Run  (5).jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074520111083984
array(1) { ["section"]=> string(81) "maratona-e-tiranes-4-nis-me-femijet-shpallen-fituesit-e-kategorise-fun-run-181759" }