Maratona e Tiranës, Veliaj nuk merr pjesë: Dje u bëra me djalë, do vrapoj për në maternitet

Publikuar tek: barometri, më 08:17 08-10-2018 Maratona e Tiranës, Veliaj nuk merr pjesë: Dje u bëra me djalë, do vrapoj për në maternitet

Nis edicioni i tretë i Maratonës së Tiranës. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se në këtë edicion nuk do marrë pjesë pasi ditën e djeshme u bë me djalë.

 

“Dua tu kthej përgjigje të gjithë atyre që më pyesin a do marr pjesë këtë vit në garë. Dje unë u bëra me djalë, kur të gjithë të vraponi ju drejt unë do vrapoj në maternitet. Por vitin tjetër do jem me patjetër’, tha Veliaj.  

Më tej Veliaj u pyet për emrin e djalit.

“Këtë do e them pas pak se do konsultohem edhe me mamanë e djalit, po do jetë një emër shqiptar dhe pak tirons’, tha kreu i bashkisë.

Në edicion e tretë të Maratonës do marrin pjesë 5 mijë garues nga 40 vende të botës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1121940612793
array(1) { ["section"]=> string(95) "maratona-e-tiranes-veliaj-nuk-merr-pjese-dje-u-bera-me-djale-do-vrapoj-per-ne-maternitet-136985" }