Marçela Lati surprizon vajzat e shëndetësisë që duan të martohen këtë vit: Geraldina Sposa ju ofron falas qiranë për fustanin e nusërisë (Si të bëheni pjesë)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 00:35 25-03-2020 Marçela Lati surprizon vajzat e shëndetësisë që duan të martohen këtë vit: Geraldina Sposa ju ofron falas qiranë për fustanin e nusërisë (Si të bëheni pjesë)

Marçela Lati, tashmë është jo thjesht një emër, por një “brand” i fuqishëm në tregun shqiptar.

Drejtuesja e kompanisë së eventeve “Geraldina Sposa” surprizon të gjitha vajzat e reja që punojnë si mjeke, infermiere, farmaciste etj, që kanë planifikuar të martohen këtë vit duke iu ofruar falas qiranë e fustanit të nusërisë.

“Për të gjithë ato vajza farmaciste, mjeke, infermiere e punonjëse të Spitaleve (Infektivi, Trauma, Sanatoriumi), që po punojnë në sistemin tonë shëndetësor në të gjithë Shqipërinë, që po luftojnë për të shpëtuar jetët e atyre që janë të infektuar me COVID-19, Geraldina Sposa (frymëzuar nga nisma e shtëpisë së modës spanjolle në veshjet e nusërisë PRONOVIAS) ka një mënyrë që t’ju thotë Faleminderit.

Nëse ke në plan të martohesh deri në fund të 2020-ës, Geraldina Sposa tregon mirënjohje duke të mundësuar pa asnjë kosto, qiranë e Fustanit tënd të nusërisë”, shkruan Marçela e Geraldina Sposës, ndërsa tregon dhe sesi funksionon.

“Nëse jeni farmaciste, mjeke, infermere, apo asistente/punonjëse kontribuese në përballjen e kësaj krize dhe punoni në spital apo farmaci deri në fund të Qershorit 2020, mund të zgjidhni fustanin tuaj të nusërisë në koleksionin e “Dashurisë” së Geraldina Sposa. Ky koleksion është selektuar tashmë dhe përbëhet nga veshje nuserie të firmës spanjolle Pronovias, që gjendet në dyqanin e Geraldina Sposa në Tiranë, në adresën:

Rruga Ibrahim Rugova, Pallatet Shallvare. Shk 6, Tiranë

Instagram @geraldina_sposa

Fb Geraldina Sposa official

Sapo kjo periudhë e vështirë të kalojë, na shkruani dhe ne do t’ju kontaktojmë për të mundësuar një takim.

Cfarë ju duhet për të marrë pjesë?

Ju duhet një kopje e kontratës suaj të punës, e cila vërteton që ju jeni punonjëse e Spitaleve të mësipërme, shoqeruar me një vërtetim nga puna, që e keni ushtruar këtë profesion gjatë periudhes mars-qershor 2020.

Duke ju falenderuar nga zemra që në këto momente të vështira jeni duke sakrifikuar për ta bërë të sigurt jetën tonë, urojmë t’ju takojmë sa më shpejt në sallonin tonë”, përmbyll drejtuesja e kompanisë së eventeve Geraldina Sposa, Marçela Lati.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këngëtari shqiptar del pozitiv me koronavirus: Kam dhembje koke dhe fyti
»
Article Logic
Execution time: 0.0085780620574951
array(1) { ["section"]=> string(161) "marcela-lati-surprizon-vajzat-e-shendetesise-qe-duan-te-martohen-kete-vit-geraldina-sposa-ju-ofron-falas-qirane-per-fustanin-e-nuserise-si-te-beheni-pjese-199982" }