Margarita Xhepa feston 83-vjetorin e lindjes

Publikuar tek: aktualitet, më 17:39 02-04-2015 Margarita Xhepa feston 83-vjetorin e lindjes

Aktorja Margarita Xhepa feston sot 83-vjetorin e lindjes. Aktorja e lindur në qytetin e Lushnjes më 2 prill të vitit 1932 është konsideruar si një nga zonjat e mëdha të Teatrit Kombëtar. Ajo njihet për rolet e saj nga krijimtaria e dramës shqiptare dhe të huaj në teatër dhe për rolet në kinematografi.

Disa nga interpretimet e saj në Teatër janë: “Zonja mëmë” që është personazh i romanit “Kush e solli Doruntinën” të autorit Ismail Kadaresë, “Dafina”, personazh i marrë nga vepra “Lumi i vdekur” të shkrimtarit Jakov Xoxës, “Ofelia” e veprës “Hamleti” të autorit W.Shakespeare, “Vajza e dytë” nga vepra “Mbreti Lir” i Shakespeare, “Ledi Milford” tek “Luiza Miler” e F.Shiler, etj.

Përveç interpretimeveve në teatër, aktorja ka pasur sukses edhe në kinematografi dhe mbahet mend për rolet në filmat “Vitet e para”, “Tokë e përgjakur”, “Apasionata”, E diela e fundit”, etj.

Ndër kontributet më të rëndësishme të saj në kinematografi përmendet edhe interpretimi në filmin grek “Mirupafshim” në vitin 1997, i cili u nderua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa aktorja Margarita Xhepa me Çmimin e Nderit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës, ngacmoi të miturën, 49 vjeçari arrestohet nga policia
Denoncimi: Po fshihen të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit. Policia: Janë në Lion të Francës »
Article Logic
Execution time: 0.011278867721558
array(1) { ["section"]=> string(49) "margarita-xhepa-feston-83-vjetorin-e-lindjes-7666" }