Margarita Xhepa, Mirush Kabashi dhe artistët bashkohen në aktivitet kundër ekstremizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 09:47 21-11-2015 Margarita Xhepa, Mirush Kabashi dhe artistët bashkohen në aktivitet kundër ekstremizmit Margarita Xhepa e Mirush Kabashi ne aktivitetin kunder ekstremizmit organizuar nga Universiteti Beder

Artistë, intelektualë, gazetarë, profesorë, studentë, janë bashkuar në nismën P2P: Challenging Extremism, organizuar nga universiteti Beder në Tiranë nje nisme e mbeshtetur nga SHBA. 

Aktorët Margarita Xhepa, Mirush Kabashi, Myfarete Laze etj folën në emër të lirisë së fesë dhe modelin e bashkëjetësës që ekziston në Shqipëri. Artistët dhanë shembuj nga jeta e tyre personale në këtë aktivitet.

Moderatori Aleksandër Çipa, njëkohësisht kreu i Unionit të Gazetarëve tha se ky aktivitet është bashkimi i individëve në një koalicion të paqes dhe mirëkuptimit.

Nisma u mbështet edhe nga Komuniteti Mysliman, i cili ka qenë aktiv me deklarata ditët e fundit për nevojën e luftës ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.  

tinka2

Rektori i universitetit Beder Prof. Dr. Ferdinand Gjana gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksoi se terrorizmi sot në botë është rrjedhojë e një degjenerimi në ideologji dhe interesa i cili po lufton jo vetëm kundër grupeve të caktuara por kundër paqes së gjithsecilit. Ai i falenderoi të pranishmit per ndihmën e treguar në zgjidhjen e këtij problemi botëror dhe tha se këtë nismë e sheh si pjesë të misionit të institucionit që drejton dhe jo thjesht si një iniciativë universitare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHISH pa para, si do mblidhen informacionet për terrorizmin në Shqipëri?!
Spitali u çlirua nga kioskat dy vite më parë, por një kafene e re po ngrihet me shpejtësi në lulishte »
Article Logic
Execution time: 0.010822057723999
array(1) { ["section"]=> string(92) "margarita-xhepa-mirush-kabashi-dhe-artistet-bashkohen-ne-aktivitet-kunder-ekstremizmit-25950" }