Marina dhe Geti së shpejti në kurorë, zbulohet më në fund muaji që ka zgjedhur çifti për dasmën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 22:05 29-07-2017 Marina dhe Geti së shpejti në kurorë, zbulohet më në fund muaji që ka zgjedhur çifti për dasmën

U bënë thuajse dy vite që Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bashkë, e gjithë fansat presin se kur një nga çiftet më të njohur të showbizit do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Së fundmi, burime për “Prive” pohojnë se shtatori është pikërisht muaji që moderatorja dhe reperi kanë zgjedhur të martohen. Data e saktë ende nuk dihet, por mësohet se dasma do të zhvillohet në Prishtinë, pikërisht në vendlindjen e Getoarit.

Dasma pritet të jetë sipas traditave shqiptare, ku dhëndrri ditën e dielë, shkon të marrë nusen së bashku me krushqit. Të ftuarit dhe vendi ku do të bëhet dasma mbeten ende surprizë por duke qenë se gjithçka do të jetë sipas zakoneve, me siguri numri i tyre do të jetë i madh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.29541015625
array(1) { ["section"]=> string(100) "marina-dhe-geti-se-shpejti-ne-kurore-zbulohet-me-ne-fund-muaji-qe-ka-zgjedhur-cifti-per-dasmen-87753" }