Marina ushtarake kineze përforcohet me tre nëndetëse bërthamore

Publikuar tek: bota, më 18:09 05-04-2015 Marina ushtarake kineze përforcohet me tre nëndetëse bërthamore

Marinës ushtarake kineze do t’i shtohen tre nëndetëseve bërthamore ofensive në gjendje të lëshojnë raketa supersonike kundër anijeve, njoftojnë mediat e huaja.

Disa ditë më parë, televizioni shtetëror kinez, China Central Television tregoi pamje satelitore të tri nëndetëseve, që gjenden në një port të paidentifikuar.

Bëhet fjalë për nëndetëse të prodhimit të fundit, tip 093G, thënë ndryshe një variant i përparuar i tipit 093. Modeli i ri është më pak i zhurmshëm, manovrohet më lehtë dhe është në gjendje të lëshojë raketa supersonike antianije YJ-18.

Raportohet se nëndetëset e reja janë gati t’i jepen mbrojtjes kineze dhe dorëzimi i tyre bëhet në një kohë kur tensioni në detin e Kinës sa vjen e shtohet më shumë. Japonia dhe Tajvani ka deklaruar më herët se do të forcojnë më tej kapacitetet e tyre ushtarake për t’iu përgjigjur situatës në rajon.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061759948730469
array(1) { ["section"]=> string(68) "marina-ushtarake-kineze-perforcohet-me-tre-nendetese-berthamore-7888" }