Marinari amerikan vret dy punonjës në bazën ushtarake

Publikuar tek: bota, më 08:33 05-12-2019 Marinari amerikan vret dy punonjës në bazën ushtarake

Një marinar amerikan qëlloi për vdekje dy punonjës para se të vriste veten në bazën ushtarake Pearl Harbour në Haëaii.

Zyrtarët thonë se ai gjithashtu plagosi edhe një punëtor të tretë.

Të shtënat u raportuan në orën lokale 14:30. Identiteti i viktimave nuk është konfimuar ende.

Viktimat ishin punonjës të departamentit të mbrojtjes civile. Ndërsa i plagosuri raportohet se është në gjendje të qëndrueshme.

Admirali Robb Chadwick, në një konferencë për shtyp, tha se nuk ishte e qartë nëse viktimat ishin shënjestër ose u qëlluan rastësisht.

Ai shtoi se vrasësi është identifikuar si një ushtarak në USS Columbia.

"Natyrisht që mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të gjithë të përfshirëve,"- shtoi Chadwick.

Të shtënat shkaktuan bllokim në bazën ushtarake, që është shtëpia e personelit të marinës dhe forcave ajrore amerikane.

Të dyja, baza e sigurisë dhe Shërbimi Hetues Kriminal Detar po hetojnë të shtënat, tha një zëdhënës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092098712921143
array(1) { ["section"]=> string(60) "marinari-amerikan-vret-dy-punonjes-ne-bazen-ushtarake-188454" }