Merret peng për 70 mijë euro anija shqiptare. Kjo është fotoja e marinarit të lidhur me zinxhir, publikuar nga ''Klan TV''. Policia e Durrësit ka dhënë dje detaje të reja lidhur me anijen “Çelepia 2” e cila prej 5 ditësh është zhdukur. Sipas policisë anija është në pronësi të shtetasit Murat Çelepia dhe brenda saj ndodheshin Dhimitër Malja, Luan Mema dhe Muhamed Salam. Sipas policisë ka qenë Dhimitër Malja, ai i cili ka kërkuar që të niset anija dhe më 21 qershor, Murat Çelepia tha se ka humbur kontaktet me mjetin lundrues dhe pas kësaj policia ka nisur kërkimet. Salam ka telefonuar shtetasin R.A, 53 vjeç, duke e njoftuar se ‘anija ndodhet në Egjipt në Aleksandri’ dhe se ai kërkon 70 mijë euro, përndryshe do të fundosë anijen bashkë me dy shqiptarët.Në bordin e anijes “Çelepia” ndodhen 3 persona; kapiten është Dhimitër Malja, motorrist Luan Mema, ndërsa marinar ishte egjiptiani Muhamed Selam, i cili dyshohet të ketë marrë peng anijen.